FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaçe: Nëse japim maksimumin, mund të fitojmë ndaj Islandës

Mesfushori i kombëtares, Ergys Kaçe ishte në konferencë për shtyp, ku foli për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, ndaj Islandës dhe Moldavisë. Ai u shpreh i gatshëm për të dhënë kontributin e tij, në rast se Reja do t’i japë minuta.

“E dimë që Islanda është ekip i fortë dhe ka lojtarë të mirë. Edhe ne po ashtu. Po të japim maksimumin, besoj se do të fitojmë. Sigurisht edhe po të luajmë si skuadër.

Reja? Sa herë vjen një trajner i ri, lojtarët japin maksimumin se duan të luajnë. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati për ndeshjen. Për tre ditë do jemi edhe më gati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skema 3-5-2? Me klubet tona i kemi provuar të gjitha skemat, ndaj nuk do të jetë një problem. Nuk e di a do luaj titullar, po më aktivizoi trajneri, atëherë do jap më të mirën që të marrim tre pikët me Islandën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?