Kalendari i Kupës së Shqipërisë, projektohet derbi që në çerekfinale

Kupa e Shqipërisë starton këtë të enjte teksa është përcaktuar edhe rrugëtimi i skuadrave pjesëmarrëse deri në fazën gjysmëfinale, aty ku goglat do të përcaktojnë më pas përballjet. Fillimisht, këtë të enjte do të luhen dy ndeshje me eliminim direkt teksa Veleçiku pret Murlanin dhe Devolli pret Sopotin.

Fituesi i çiftit të parë luan më pas me Tiranën në turin e parë, ndërsa fituesi i çiftit të dytë përballë me Laçin. Ftuesit në fuqi të Kupës, Vllaznia, nis rrugëtimin e saj drejt mbrojtjes së titullit me Flamurtarin.

Nëse shkodranët kalojnë vlonjatët, atëherë në raundin pasardhës presin fituesin e çiftit Pogradeci-Bylis dhe në rast se mbërrijnë deri në çerekfinale, atëherë përplasen me Partizanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të kuqtë e nisin me sfidën ndaj Orikut dhe më pas presin fituesin e çiftit Besa-Korabi dhe më pas nëse ia dalin të shkojnë në çerekfinale për t’u ndeshur me Vllazninë. Dinamo e nis rrugëtimin e saj në ndeshjen ndaj Butrintit ndërsa në turin pasardhës e pret fituesja e çiftit Vora-Kastrioti. Nëse Blutë mbërrijnë deri në çerekfinale atëherë projektohet një derbi i mundshëm ndaj Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turi 1/16 (date 28.09.2022 – 12.10.2022)

A1 (Veleciku-Murlani) – Tirana (A1)     B2 (Devolli-Sopoti)-Laci (B1)

Oriku-Partizani (A2)                                  Laberia-Kukesi (B2)

Flamurtari-Vllaznia (A3)                          Luzi 2008-Teuta (B3)

Vora-Kastrioti (A4)                                    Shkumbini-Egnatia (B4)

Butrinti-Dinamo (A5)                                Maliqi-Skenderbeu (B5)

Pogradeci-Bylis (A6)                                  Turbina-Erzeni (B6)

Besa-Korabi (A7)                                         Beselidhja-Apolonia (B7)

Lushnja-Terbuni (A8)                                Burreli-Tomori (B8)

 

Turi 1/8 (date 18.01.2023 – 01-02-2023)

 

Grupi A           Grupi B

A8 – A1 (C1)    B8 – B1 (T1)

A7 – A2 (C2)   B7 – B2 (T2)

A6 – A3 (C3)   B6 – B3 (T3)

A5 – A4 (C4)   B5 – B4 (T4)

 

Turi 1/4 (date 01.03.2023 – 15.03.2023)

Grupi A      Grupi B

C4 – C1        T4 – T1

C3 – C2        T3 – T2

 

Turi ½ (date 26.04.2022 – 11.05.2023)

Për përcaktimin e çifteve gjysmë finalistë hidhet short i lirë ndërmjet 4 (katër) ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?