Kalimi tek Arsenali, Petr Cheh kërcënohet nga tifozët e Chelsea

Arsenali dhe Chelsea njihen për rivalitetin dhe sa më tepër koha kalon edhe më tepër armiqësitë e vjetra dalin në sipërfaqe, sidomos kur bëhet fjalë për transferime të bujshme si ai i Petr Cech. Gardiani çek ndryshoi skuadër por jo qytet, duke zgjedhur projektin e Wenger për të vazhduar karrierën pasi hija e Courtouis eklipsoi ecurinë e tij në “Stamord Bridge”.

Portieri çek pranoi sfidën e re, ndërsa në arkën e Chelseat u derdhën 10 milionë Paundë. Gjithsesi, marrëveshja e arritur nuk është përtypur nga tifozët më të zjarrtë të skuadrës së Chelseat, të cilët nuk kanë munguar me kërcënime vdekjeprurëse në adresë të ish idhullit të tyre. Ata janë shprehur të hidhëruar për transferimin e Cech te rivalët e përjetshëm duke e cilësuar me nofka fyese. Për disa prej tyre, “Cech nuk jeton më” ndërsa për shumë të tjerë ai është një gjarpër. Dikush tjetër shkon edhe më tej duke shënjestruar familjen e portierit. Një situatë aspak komode për një lojtar profesionist, i cili duhet të përballet përditë me ish tifozët e të njëjtit qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?