Kampion bote pa goditur kurrë portën? Është Giroud

Shumëkush ka kritikuar Oliver Giroud për paraqitjet e tij në fushë, ndërsa të tjerë kanë kritikuar trajnerin Deschamps, përse i besoi vazhdimisht formacionin një futbollisti që nuk rrezikoi kurrë portën kundërshtare. Futbollisti i Chelseat dha kontributin e tij në rrugëtimin fantastik të “bluve” deri në finalen e Moskës, e sigurisht edhe në 90 minutat e fituara ndaj kroatëve. Por, e bëri këtë jo siç mendonin të gjithë, me gola me peshë.

Në një skuadër që përfshin edhe Mbappe apo Griezmann, pesha e repartit sulmues nuk mbahet në supet e një lojtari të vetëm. Por, statistikat e këtij Botërori janë të pamëshirshme me Oliver Giroud.

Jo vetëm që futbollisti i Chelseat nuk arriti të realizojë qoftë edhe një gol, por bën habi që trajneri Deschamps e saldoi në formacion edhe kur kishte të gjithë kundër. Giroud nuk arriti të godasë qoftë edhe një herë brenda në portë, një e dhënë e diskutueshme për një lojtar që mbajti një peshë të madhe në ekipin kampion të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç 20 minutave në debutim ndaj Australisë, Giroud nuk arriti të shënjestrojë kuadratin e rivalëve edhe në 6 ndeshjet e tjera, që çuan Francën në fronin e Botërorit. Ndaj Perusë, Danimarkës, Argjentinës dhe Uruguajit, ai luajti për 90 minuta, ndërsa me Belgjikën dhe Kroacinë thuajse të gjithë lojën. Giroud nuk la shenjën e tij, por vite më vonë do të kujtohen se ai ishte kampion bote, me ose pa gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?