Kampioni i Botës prenoton vizitat mjekësore me Liverpoolin

Alexis Mac Allister është futbollisti më i ri i Liverpoolit. Siç raportohet nga gazetari italian, Fabrizio Romano, praktikisht është arritur marrëveshja për mesfushorin që vjen nga Brighton i De Zerbit.

Argjentinasi, kampion bote në Katar, do të nënshkruajë kontratë me afat deri më 30 qershor 2028. Liverpooli ka rezervuar ekzaminimet mjekësore për sot dhe deri nesër duhet të vije edhe firma në kontratë

The Reds” në këtë mënyrë sigurojnë një lojtar cilësor, që ka zhvilluar një sezon fantastik në aspektin personal. Ai ndihmoi Brighton që të arrinte në vendin e gjashtë në Premier League, pozicion që i jep mundësi të luajë në Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?