Kamza shpërthen ndaj Skënderbeut: Ju kemi lënë Zotin dhe UEFA-n
Kamza u mposht sot nga Skënderbeu me rezultatin 2-1 dhe vendasit kanë pretendimet e tyre në lidhje me golin e barazimit, që erdhi pas një faulli të Radas, që u nuk u akordua nga gjyqtari Laver Alla. Klubi i Kamzës ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, teksa thumbon edhe Skënderbeun e rivalët e tjerë.
“Duke pare arbitrimin e sotëm te gjyqtarit “telekomandë” Laver Alla, klubi ynë ndjen si detyre te sensibilizoj opinionin sportiv lidhur me këtë gjyqtar kamikaz. Nuk është aspak çudi te te mund Skënderbeu, por çudi është te mund ekipi ne fjale me ndihmën e arbitrave. Lind pyetja: Kush e dërgoj këtë kamikaz ne Kamzë? Ishte pulti i telekomandimit ishte ne Korçë, në Tropikal apo nga ndonjë qytet tjetër?
Na vjen keq qe arbitri te behet protagonist ne një gare te bukur sportive, ku te gjithë po dëfreheshin duke pare një futboll te bukur nga te dyja kampet. Na ka mundur edhe Luftëtari ne shtëpi, por askush s’ka reaguar, madje u kemi dhënë dorën kundërshtarëve, duke i uruar për fitoren, sepse arbitri nuk ishte protagonist.
Kërkojmë nga FSHF te hetoj këtë arbitrim tendencioz, i cili na dëmtoi me vendimet e tij, si ne rastin e faullit te Radasit, ne formimin e aksionit te golit te pare për ekipin korçar. Ne e kuptojmë se dikujt nuk i pëlqen renditja e skuadrës se Kamzës, dikush verbohet nga kjo ecuri, por janë pike qe i kemi grumbulluar me gjak e djerse dhe askush s’mund dhe s’duhet te tallet me ne…
Por gjithsesi, ndaj çdo padrejtësie ka Zot larte ne qiell qe merr hak dhe UEFA e FIFA qe vonojnë, por nuk te falin ne ndëshkimet e tyre”. Shkruan klubi i Kamzës.
KOHA JONË SONDAZH

