FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaos tek Interi, pas Lukakut mund të largohen edhe Marotta e Ausilio

Çështja Lukaku ka tronditur Interin. Kampionët e Italisë janë pranë humbjes së belgut. Bomberi belg do të rikthehet në Premier League te Chelsea me një pagë prej 12 mln neto në sezon dhe zikaltërit do të arkëtojnë në total 130 mln euro por kjo çështje nuk mbaron këtu.

Administratori Marotta dhe Dr. Sportiv, Ausilio mund të kërkojnë largimin me mbylljen e merkatos pasi kanë probleme me pronarët kinezë. Ishin këta të fundit që kishin premtuar shitjen e vetëm një “top playeri” por tani kinezët e Suning duan edhe të shesin Lukakun, për një shumë marramendëse.

Në kundërshtim idesh, Marotta e Ausilio mund të bëjnë një hap pas që do të shkaktonte edhe një kaos të madh te Kampionët në fuqi të Serisë A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?