FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kapiteni Hysaj i bindur: Mund të fitojmë në Francë!

Kapiteni i kombëtares sonë, Elseid Hysaj së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat franceze. Futbollisti shkodran është shprehur se kuqezinjtë kanë shpresa për një rezultat pozitiv ndaj Francës në duelin e kësaj të shtune, që do të jetë e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.

“Duam të marrim një rezultat pozitiv dhe të mos humbasim. Franca është Franca, por jam i sigurt që me këtë grup dhe trajner (italianin Edoardo Reja) kemi mjetet për të treguar vlerat tona. Ne shkojmë atje me idenë për të marrë pikë, 1 ose 3, për të luajtur mirë, për të zotëruar lojën. Do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë”, deklaroi Hysaj.

I pranishëm në “Euro 2016”, Hysaj shpreson që këtë herë të merret një rezultat pozitiv ndaj “gjelave”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?