Kapiteni i Nigerisë luajti ndaj Argjentinës, edhe pse e dinte që i kishin marrë peng babanë
Kapiteni i Nigerisë, John Obi Mikel, luajti në ndeshjen kundër Argjentinës të martën e kaluar duke e ditur se babai i tij ishte marrë peng, por nuk i tregoi askujt për këtë sepse ishte paralajmëruar se nëse do t’i informonte autoritetet, atëherë babai i tij do të vritej.
Mikel tha për “KweseESPN” se ai mori një telefonatë nga hajdutët katër orë para fillimit të ndeshjes me Argjentinën, të cilët i kërkuan 24 mijë euro për t’ia kthyer të gjallë babanë. Babai i Mikelit është shpëtuar nga policia e Nigerisë. Ai ishte torturuar gjatë kohës që ishte marrë peng. Menjëherë pas gjetjes, ai është dërguar në spital, ku edhe është qepur në disa pjesë të trupit, ku kishte plagë. Obi Mikel nuk i kishte treguar askujt, as trajnerit të tij, duke e mbajtur sekretin deri pas përfundimit të ndeshjes.
“Isha i hutuar. Nuk e dija se çfarë të bëja, por në fund e kuptova se nuk mund t’i lë poshtë 180 milionë nigerian. Më duhej që ta heqja nga koka dhe të luajë ndeshjen fillimisht. Më thanë se do ta vrisnin babanë tim nëse do ta lajmëroja ndokënd. Dhe nuk doja që t’i tregoja trajnerit sepse nuk dëshiroja që problemi im të jetë problem për trajnerin dhe skuadrën time në një ndeshje aq të rëndësishme. Aq sa doja t’i tregojë trajnerit, prapë nuk mundja ta bëja”, u shpreh Obi Mikel për “Kwese ESPN”.
Nigeria humbi kundër Argjentinës me rezultatin 2-1 dhe u eliminuan nga Botërori. Mesfushori fluturoi për në shtëpi në Angli menjëherë për zgjidhur situatën. Njoftimin për gjetjen e babait të Mikelit është bërë nga policia e Nigerisë përmes Twitterit, dhe më pas Obi Mikel sqaroi ngjarjen në media. Kjo është hera e dytë që babai i Mikel merret peng, teksa një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në vitin 2012, kur u lirua pas 10 ditësh.

KOHA JONË SONDAZH

