Kapiteni i PSG rrezikon largimin për shkak se foli për Mbappe
Situata te skuadra e PSG këtë sezon nuk duket aspak e lehtë, pasi Kylian Mbappe është kthyer në një shqetësim dhe për shokët e tij.
Ylli francez ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me kampionët e Ligue 1 deri më 2025, duke aktivizuar opsionin përkatës, ndaj po ndiqet së afërmi nga Real Madridi dhe klubet saudite.
Deklaratat e kapitenit Marquinhos “i hodhën benzinë zjarrit”, që është ndezur në zyrat e klubit parizien. Pak ditë më parë, mbrojtësi brazilian shprehu idenë e tij të thjeshtë: do të dëshironte të vazhdonte të luante me Mbappe.
Fjalë të padëshiruara për bordin drejtues nga Katari të PSG-së, i cili, sipas raportimeve nga “Sports Zone”, është tërbuar aq shumë sa ka vendosur ta nxjerrë në shitje kapitenin.
KOHA JONË SONDAZH

