FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kapitenit të Kroacisë i vdiq babai, ndërsa luante kundër Turqisë

Kapiteni i Kroacisë, Dario Srna, është përballur me një dramë të rëndë ditën e djeshme.

Ndërsa ai ishte duke luajtur në fushë kundër Turqisë, babai i tij 75-vjeçar ka ndërruar jetë.

Srna e ka marrë vesh këtë gjë vetëm pas përfundimit të ndeshjes dhe është nisur në Kroaci për ceremoninë mortore. Babai i tij vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I dashur kapiten, jemi me ty dhe me familjen tënde”, shkruan Federata kroate në faqen e saj në Instagram, për të ngushëlluar mbrojtësin e djathtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas funeralit, ai pritet të rikthehet sërish me ekipin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?