Kasami përcjell Scherzinger, pas një jave “të çmendur” në ishujt grekë
Këngëtarja me famë botërore, Nicole Scherzinger, e njohur deri tani edhe si dashura e kampionit të Formula 1, Levis Hamilton, është fotografuar gjatë javës së fundit në krahët e futbollistit me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami.
Fotot bënë xhiron e botës, si për famën që ka këngëtarja ashtu edhe për faktin se ajo ka qenë e lidhur deri vonë me kampionin e Formula 1, Levis Hamilton me të cilin nuk ka të dhëna zyrtare nga asnjë palë, nëse është divorcuar.
Pas disa ditësh argëtimi në ishullin grek, Mykonos merr fund “aventura” e këngëtares Nicole Scherzinger, pasi ajo ka vendosur të kthehet në Amerikë.
Pajtim Kasami, 23 – vjeçari nga Maqedonia që luan për Olympiacos në Greqi e ka shoqëruar 37- vjeçaren në aeroport, duke u përshëndetur madje mjaft përzemërsisht me të. Këngëtarja kishte shkuar në ishujt grekë për të festuar pikërisht këtë përvjetor, nën shoqërinë e Kasamit.
Nuk dihet nëse romanca mes tyre do të mbetet vetëm me javën magjike të përjetuar në Mykonos, apo do të vazhdojë më tej.
KOHA JONË SONDAZH

