Kastrioti fiton duelin e mbijetesës ndaj Kukësit, vendos goli i Selmanit (VIDEO)
Sporti E Diel, 23 Prill 2023 17:06
Kastrioti ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme duke mundur Kukësin me rezultatin minimal 1-0 me golin e Selmanit.
Sulmuesi i krutanëve shfrytëzoi mjaft mirë një kros nga këndorja dhe mundi pa problem portierin Tafas. Krutanët tashmë gjenden në vendin e fundit dhe dalja nga zona e ftohtë është 7 pikë larg.
Kukësi nuk arrin të përfitojë nga ndalesa e Erzenit dhe mbetet në vendin e 8-të me dy pikë më pak se shijakasit.
KOHA JONË SONDAZH

