Kategoria e Parë, ndahen grupet, nga jugu e duan Superioren të gjitha ekipet

Federata Shqiptare e Futbollit, duke iu referuar vendimeve të marra në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, përcaktoi grupet që do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.  Nuk do të ketë asnjë ndryshim për sa i përket skemës së këtij kampionati. Dy grupet A dhe B, që i përkasin zonave të Veriut dhe Jugut do të kenë secila nga 10 skuadra. Mirëpo në këtë ndarje të FSHF-së, Apolonia dhe Elbasani, janë vendosur në të njëjtin grup, në atë të Jugut, ku konkurrenca është shumë e fortë, pasi bëjnë pjesë edhe emra të tjerë të traditës së futbollit shqiptar si Dinamo, Lushnja, Luftëtari, Shkumbini dhe Pogradeci. Për të plotësuar numrin 10 të skuadrave pjesëmarrëse bëjnë pjesë në Grupin e Jugut edhe Butrinti e Sopoti me Gramshin. Sopoti e Butrinti sezonin e fundit kishin pretendime të larta, të ngjiteshin në një kategori më lart.  Gramshi, duke e parë veten në këto pozita, pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, kërkoi që të bënte pjesë në Grupin e Veriut, pasi sheh se konkurrenca është shumë e lartë. Në Grupin A, që i përket Veriut bëjnë pjesë Besëlidhja, Mamurrasi, Iliria, Kastrioti, Burreli, Kamza, Ada, Besa, Korabi dhe Erzeni. Në këtë grup nga Kategoria e Dytë janë ngjitur Korabi dhe Erzeni, ndërsa në Grupin B vetëm Gramshi.  Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë do të fillojë më datë 12 shtator 2015 dhe do të mbyllet më 19 maj të vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?