Kategoria e Parë/ Skënderbeu fiton në Gjirokastër dhe ruan kreun, Laçi ndjek nga pas

Është mbyllur java e 7-të e Kategorisë së Parë, me Skënderbeun që vazhdon marshimin e sigurt drejt rikthimit në elitë. Korçarët arritën një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Luftëtarin me rezultatin 1-0, dhe mbeten në krye të renditjes me 19 pikë.

Pas tyre, Laçi vijon ndjekjen, pasi triumfoi me rezultatin 3-0 në fushën e Kukësit, duke ruajtur vendin e dytë me 13 pikë. Surpriza e javës erdhi në Fier, ku Burreli fitoi 2-1 ndaj Apolonisë, duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve, njësoj si Iliria, e cila barazoi 1-1 në transfertë ndaj Kastriotit.

Në ndeshjet e tjera, Korabi u imponua me 2-0 ndaj Lushnjës, ndërsa Besa dhe Pogradeci ndanë pikët me rezultatin 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet e plota të javës së 7-të:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi – Laçi 0-3

AF Luftëtari – Skënderbeu 0-1

Besa – Pogradeci 1-1

Kastrioti – Iliria 1-1

Korabi – Lushnja 2-0

Apolonia – Burreli 1-2

Pas shtatë javësh, Skënderbeu mbetet i vetëm në krye me 19 pikë, i ndjekur nga Laçi me 13, ndërsa Iliria dhe Burreli ndajnë vendin e tretë me nga 11 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?