Kategoria Superiore vjen sot me 3 ndeshje shumë interesante

Kategoria Superiore vjen sot me tri ndeshje të tjera të vlefshme për javën e 29-të. Dy duelet e para janë ato mes Kukësi-Vllaznia dhe Laçi-Partizani në orën 15:00.

Verilindorët do të presin kuqeblutë pas humbjes me Tiranën, ndërsa ekipi i Sedloskit vjen me moralin lart pas fitores me Erzenin. Nga ana tjetër kurbinasit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas asaj me Teutën. “Demat” duan 3 pikët pas barazimit me Egnatian në javën e 28-të.

Sfida e fundit do të startojë në orën 18:00 ku Tirana do të presë Egnatian. Të dyja skuadrat kanë treguar një formë të mirë në javët e fundit dhe pritet të jetë njëndeshje që do të prodhojë emocione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?