Kazakistani U-19 merr hak ndaj Shqipërisë, fitojnë në “frymën e fundit” (VIDEO)
Shqipëria U19 është mundur 1-0 në miqësoren përballë Kazakistanit, ndeshje e cila u luajt në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Fraksioni i parë u dominua nga miqtë, ndërkohë që në të dytin, kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani ata që kanë kërkuar më shumë golin.
Në minutën e fundit të kohës shtesë, kazakët kanë shënuar golin e fitores me Madil Zhakip Baje, por që fillimisht u anulua nga anësori për një pozicion të parregullt, por pas konsultimit me anësorin, u cilësua i rregullt.
Në këtë miqësore të dytë, tekniku Bogdani kishte bërë një sërë ndryshimesh në formacion, ku i vetmi lojtarë i cili kishte luajtur edhe në ndeshjen e parë ishte kapiteni Rezart Rama. Kujtojmë që në miqësoren e para ditëve, U-19 e Shqipërisë kishte fituar 1-0 me një gol të Kumbullës.
KOHA JONË SONDAZH

