Kërcënoi me vdekje, arrestohet Sakho i West Ham

 

Diafra Sakho, sulmuesi i West Ham në Premier League, është arrestuar me akuzën e frikësimit dhe kërcënimit me vdekje të partneres së tij. Lajmi u publikua në mediat britanike,  sipas të cilave futbollisti u la i lirë me kusht, vetëm pak orë pas shoqërimit në policinë e Londrës. Për Sakho ky nuk është episodi i parë: muajin e kaluar, lojtari i West Ham u denoncua për agresion. Lojtari nga Senegali do t’i përgjigjet akuzave të hetuesve në muajin tetor. Një zëdhënës i 25-vjeçarit, të blerë gjatë merkatos së vitit 2014 nga francezët e Metz, deklaroi se Sakho është i pafajshëm dhe hodhi poshtë çdo akuzë. Në sezonin e tij të parë në Premier League, sulmuesi realizoi 10 gola në 26 ndeshje

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?