Kërkoi falje publike, UEFA konfirmon arbitrin polak për finalen e Championsit

Gjyqtari polak, Raymond Marciniak, do të gjykojë finalen e Ligës së Kampioneve mes Manchester City dhe Inter, e planifikuar për t’u luajtur më 10 qershor në Stamboll. UEFA ka pranuar faljen e arbitrit polak, në lidhje me protestën e ekstremit të djathtë, ku ai akuzohet se kishte marrë pjesë.

“Nuk e dija që protesta kishte lidhje me një lëvizje të ekstremit të djathtë, nëse do të kisha qenë në dijeni të këtij fakti do ta kisha refuzuar kategorikisht”, u shpreh Marciniak, në një deklaratë që u shpërnda nga UEFA për mediat me anë të email.

Marciniak më nënvizoi mbështetjen e palëkundur për vlerat e UEFA, në veçanti gjithëpërfshirjen dhe respektin për të gjithë individët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?