Kim Min-Jae zbulon armën sekrete të Napolit: Nuk kisha parë kurrë …

Photo by Giuseppe Maffia/NurPhoto via Getty Images

Kim Min-Jae deklaron se Luciano Spalletti është një trajner që i jep forcë dhe besim skuadrës. Në një intervistë të dhënë për “UEFA-n”, në prag të ndeshjes çerekfinale të Champions League ndaj Milanit, mbrojtësi i Napolit zbuloi armën e tyre sekrete.

“Spalletti ka një dëshirë të madhe për të fituar ndeshje. Skuadra është shumë agresive, ata nuk kanë frikë nga asgjë, mendoj se ndikimi i trajnerit është vendimtar në këtë kuptim.

Mendoj se qasja e tij strategjike padyshim që ndikon, por faktori vendimtar është pasioni i tij. Unë kurrë nuk kam parë një trajner si ai. Pasioni i tij e tejkalon lehtësisht atë të cilitdo. Ai ka një dëshirë të madhe për të fituar ndeshjet”, tha Kim duke folur për trajnerin toskan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?