Kishte kontakt me dy persona të infektuar, Hamilton: Ja përse nuk u testova!

Të gjitha janë ankth e të frikësuar se mos papritur infektohen nga COVID-19. Së fundmi, ka pasur dyshime edhe mbi pilotin e Formula 1, Lewis Hemilton.

Britaniku ka pasur kontakt me dy persona të infektuar, megjithatë me anë të një postimi në Instagram ka sqaruar se tashmë ka kaluar 17 ditë prej atij momenti dhe se nuk i është shfaqur asnjë simptomë.

“Kam lexuar shumë spekulime mbi shëndetin tim, pasi dy persona me të cilët kam pasur kontakt, rezultuan pozitiv më COVID-19. Dua t’ju bëj të ditur se jam mirë. Nuk kam simptoma dhe prej ditës kur jam takuar me ata persona, kanë kaluar 17 ditë. Kam folur me doktorin tim dhe e kam pyetur nëse duhej të bëja testin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, e vërteta është se ka një numër të limituar tamponësh dhe ka njerëz që janë më shumë në nevojë sesa unë. Kështu, ajo çfarë bëra ishte të izolohesha dhe të mos kisha kontakt me njerëz të tjerë”, deklaroi Hamilton.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?