FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klop befason: Salah si Mesi dhe Ronaldo? Do i duhen edhe 15 vite …

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka dashur të largojë presionin ndaj Mohamed Salah, duke mohuar krahasimin me Ronaldon. Ata do të sfidojnë njëri-tjetrin në finalen e Champions League për këtë sezon.

“Ata të dy kanë cilësi. Por nuk ka të bëj me faktin se cili ka cilësi më të mirë, por me mënyrën si luajnë futboll. Për të luajtur mirë futboll ke nevojë edhe për të tjerët sepse po flasim për një sport kolektiv.

Përse duhet t’i krahasojmë? Kur luante Pele, askush nuk e krahasonte me të tjerët. Tani kemi Ronaldo dhe Mesi. Ata të dy kanë dominuar futbollin në gjithë vitet e fundit dhe pastaj ka edhe shumë futbollistë të tjerë të aftë. Ronaldo dhe Mesi shënojnë gola nga pozicione të pabesueshme dhe e bëjnë të vështirën të duket e lehtë. Salah duhet të luajë edhe 15 vite si ka luajtur sivjet për t’u krahasuar me këta futbollistë fantastikë”, u shpreh Klop në një deklaratë për faqen zyrtare të Liverpulit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?