FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klop tregon “sekretin” e Realit para finales: Marselo nuk di të mbrojë

Ish-lojtari i Liverpuli, Robbie Fouler, ka intervistuar trajnerin Jurgen Klop për gazetën “The Mirror”. Strategu gjerman ka analizuar Real Madridin përpara finales së Ligës së Kampionëve dhe se si arriti që të ndalte Ronaldon në kohën kur ishte pjesë e Dortmundit. Ai lë të kuptohet se pika e tij e dobët është grupi i Marcelo dhe shpjegoi se si ekipi ka evoluar.

“Ne të gjithë e kemi parë dhe kjo duket qartë. Marselo është një lojtar i madh në lojën sulmuesi, por nuk di të mbrojë. Ata kanë fituar dy herë radhazi Championsin dhe janë sërish në finale. Realit i duhen vetëm katër mundësi, për të gjetur rrugën e rrjetës 2 herë, ndërkohë që Bajerni shënon vetëm një gol në 8 raste. Kanë më shumë përvojë, por edhe ata kanë pikat e dobëta. Futbolli nuk është aq i thjeshtë sa thuhet. Marselo është një futbollist që nuk vendoset mirën në linjë dhe do të lërë hapësira për Salah”, ka thënë Klop. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?