Klopp elozhe për De Zerbin: Luan futboll të pabesueshëm, do i fitojnë të gjitha ndeshjet!

Roberto De Zerbi i ka bërë të gjithë për vete në Premier League. Trajneri italian po korr suksese me Brighton, duke zhvilluar ndeshje mjaft të mira.

Fitorja ndaj Manchester United ka ngjitur Brighton në vendin e gjashtë. Një sukses që erdhi pas dominimit ndaj “Djajve të Kuq”, që i la mbresa pozitive edhe Jurgen Klopp.

Trajneri i Liverpoolit, ka krijuar një respekt të jashtëzakonshëm për De Zerbin dhe e sheh Brighton të rrezikshëm në garën për një biletë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Brighton zhvilloi një ndeshje të madhe kundër United. Ata zhvilluan një futboll të pabesueshëm. Nëse vijojnë kështu, ata do i fitojnë të gjithë ndeshjet deri në fundin e kampionatit”, u shpreh Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?