Klopp: Fitorja 7-0 ndaj United ishte e bukur dhe e çuditshme
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Premier League kundër Bournemouth. Strategu i Të Kuqve u ndal dhe të fitorja e “çmendur” 7-0 ndaj United.
“Gjëja kryesore tani është të shkojmë atje dhe të mos numërojmë pikët para se t’i marrim, sepse ne pamë se si luajtën kundër Arsenal-it, ata mund të jenë kundërshtarë të pakëndshëm për të gjithë.
Ne po luftojmë për një vend në Champions League, do të shohim se si do të jenë rezultatet, por lufta për mbijetesë është po aq emocionuese dhe ata do të luftojnë si të çmendur.
Fitorja 7-0 kundër Manchester United ishte e çuditshme, e bukur dhe pas 10-15 vitesh do ta shikojmë ndeshjen dhe dikush pranë meje mund ta kujtojë atë, por tani është e kaluara. E rëndësishme, por nuk është e sotmja. Ne duhet të ecim përpara, mos pësimi golit ishte i rëndësishëm. Mënyra se si mbrohesh të jep stabilitet”.
Firmino? Jam pak i befasuar, por e respektoj shumë. Është krejtësisht normale pas marrëdhënies së gjatë që kemi pasur dhe lidhjes që ai ka me Liverpool-in dhe me tifozët, është shumë e veçantë”, tha Klopp.
KOHA JONË SONDAZH

