FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Klopp, Guardiola dhe Pochettino po e bëjnë Premier League-n e çmendur”

Arrigo Sacchi ka qenë një nga trajnerët më të mirë dhe inovativ, por ai është i impresionuar nga trajnerët më të mirë në Premier League. Ky kampionat është kthyer në më të bukurin në botë falë “ustallarëve” absolutë si Pep Guardiola, Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino.

 

Këta, në fakt, janë trajnerët e preferuar të Arrigo Sacchit, i cili dha një intervistë të gjatë për “Daily Mail”, me rastin publikimit të autobiografisë së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas trajnerit të njohur italian, Guardiola dhe Klopp po bëjnë në Angli atë që Milani i tij e bëri në Itali thuajse 30 vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Milani im solli risi në futboll, ndërsa skuadrat e Guardiolës dhe Kloppit vazhdojnë ta bëjnë sot, sepse mendojnë si unë. Kemi për detyrë t’i dëfrejmë spektatorët, t’i emocionojmë. E admiroj lojën e tyre, futbolli duhet të jetë dominim dhe bukuri, muzikë dhe kulturë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shënimet e mia unë shkruaja: ‘Fitorja është e rëndësishme kur forcohet dhe ndihmohet nga bukuria e lojës’. Problemi në Premier League është se ata luajnë shumë shpesh dhe ka shumë konkurrencë. Ndoshta kjo është arsyeja pse kombëtarja nuk arrin kurrë rezultate të shkëlqyera. Më lejoni të them një fjalë për Arsene Wenger – ai revolucionarizoi futbollin anglez, ai është me të vërtetë i shkëlqyer”, reagoi Sacchi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?