Klopp “heq dorë” nga Belligham: Nëse një fëmijë 5 vjeç kërkon një Ferrari …
Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Leeds United, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp foli dhe për mundësinë e transferimit të mundshëm të Jude Bellingham gjatë merkatos së verës.
“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë temë. Nuk ka të bëjë me të, por kurrë nuk e kuptoj pse flasim për gjëra që nuk i kemi.
Ne nuk mund të blejmë gjashtë lojtarë ku secili prej tyre kushton 100 milionë paund. Duhet të kuptosh se çfarë mund të bësh dhe më pas të punosh në të. Kjo është puna jonë. Ne nuk jemi fëmijë 5 vjeç, që kur e pyet se çfarë kërkon për Krishtlindje, ai thotë Ferrari.
Ti do i thuash që është shumë i shtrenjtë dhe nuk mund ta ngasësh. Ne bëjmë gjithçka për të marrë atë që kemi nevojë dhe atë që duam, por ka raste që duhet të pranojmë dhe të largohemi mënjanë”, tha Klopp. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

