Klopp i mahnitur nga skuadra pas fitores 7-0: Ishim perfekt, ky është futbolli

Jurgen Klopp as në ëndrrat e tij më të mira nuk mund ta kishte imagjinuar se skuadra e tij do të shkatërronte 7-0 Manchester United në super sfidën e kësaj fundjave. Strategu u shfaq mëse i lumtur pas ndeshje.s

“Nuk kam fjalë. Një ndeshje futbolli spektakolare. E jashtëzakonshme. Ne luajtëm futboll në maksimum ndaj një skuadre në firmë. Fillimi i pjesë së dytë ishte mjaft i mirë dhe fundi gjithashtu ishte i tillë. Ky është futbolli, mund të ndodhë.

Kjo ishte shtysa që kërkonim. Na vendos në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet të dinë se ne jemi ende rrotull. Nuk ishte kështu për një periudhë kohe, por sonte ishte një shfaqje e vërtetë se çfarë duhet të jemi nga tani e tutje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salah u bë rekordmeni i Liverpulit në Premier? 129 gola, është çmenduri. Çfarë numri i pabesueshëm! Ai është një lojtar special. Në e vlerësojmë tani, por në të ardhmen, njerëzit do të shohin pas në kohë dhe të mahniten, në kemi përjetuar diçka me të vërtetë speciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sot ishin të gjitha performanca në maksimum. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kanë mbetur edhe 13 ndeshje? Shumë pikë për t’u synuar. Sonte ishte perfekte”, theksoi Klopp.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?