FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klopp mendon për Napolin: Shpresojmë që të kenë dushe!

Kushtet e dhomave të zhveshjes së stadiumit “San Paolo” të Napolit po bëjnë xhiron në rrjetet sociale, duke shqetësuar së tepërmi edhe trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp. Strategu gjerman duke folur për mediat angleze është i paqartë për gjendjen e dhomave të zhveshjes që e presin në mesjave.

 

“Shpresoj që të kenë rregulluar gjithçka. Një fushë dhe një vend për t’u ndërruar duhet ta kemi. Kam parë fotot, por kam besim, shpresoj që gjithçka të jetë e organizuar. Ndoshta ato foto janë bërë në muajin mars. Kam besim te UEFA dhe shpresoj që të sistemohen gjërat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derisa ka fushë për të luajtur, çdo gjë është mirë. Sigurisht që nga pamjet nuk është një gjë e mirë, por nuk duhet të krijohet një gjë me e madhe nga çfarë është. Thjeshtë do të shkojmë për të luajtur futboll”, deklaroi Klopp. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?