FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klopp paralajmëron: Liverpooli im është ende i uritur

Të mërkurën në mbrëmje, Liverpooli do të tentojë që të fitojë trofeun e parë sezonal. Kampionët në fuqi të Europës do të luajnë finalen e Superkupës së Europës ndaj Chelsea-t (fituese e Europa League).

 

Jurgen Klopp kërkon që të vijojë triumfet me “The Reds” për të harruar sa më parë humbjen në finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Manchester City-it. “Të kesh uri është një gjë shumë e rëndësishme. Duhet të kemi ende uri për të marrë fitore”, ka thënë trajneri gjerman i Liverpoolit për faqen e Uefa-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas finales së Championsit të gjithë na kanë respektuar. Ishte diçka e bukur, por këto mund të të bëjnë më të dobët. Duhet të vijojmë që të bëjmë paraqitje të mira dhe të fitojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Chelsea? Superkupa nuk është një trofe që e kam dashur shumë kur shoh të kaluarën. Nëse shohim ndeshjet më para, nuk kam fituar asnjë finale. Por është shumë ndryshe këtë vit, ndaj mezi po presim këtë ndeshje”, deklaroi Klopp. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?