Klopp: Për 2-3 vite mund të tërhiqem, Coutinhon u detyruam ta shisnim
Jurgen Klopp është 52 vjeç dhe me një Superkupë Europiane të shtuar në palmaresin e tij gjatë kësaj vere. Megjithatë, e ardhmja në futboll mund të marrë fund shumë shpejt.
“Para së gjithash shpresoj që gjithçka të vazhdojë kaq mirë, pas 2-3 viteve do të shoh. Gjithçka është e mundur, edhe mund të tërhiqem nga drejtimi i ekipeve. Nuk e di nëse do të ndodhë me të vërtetë, por them kështu, në rast se tërhiqem, askush të mos surprizohet”.
Trajneri i Liverpoolit në intervistën e dhënë për “Bild” nuk i ka kursyer elozhet për Coutinhon, i cili është transferuar te Bayerni këtë verë: “Futbollist i shkëlqyer dhe njeri i jashtëzakonshëm. Doja që ta mbanim, por ishim të detyruar që ta shisnim te Barcelona. Ndoshta duket e çuditshme, por nuk mund ta mbanim”.
Klopp, sigurisht bën tifo për Borussia Dortmund, që synon titullin këtë sezon: “Nëse fiton sërish Bayerni, do të jetë një Bundesligë e mërzitshme”. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

