Klopp piketon mesfushorin e Juventusit për sezonin e ardhshëm

Jurgen Klopp është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. Naby Keita pritet të largohet si lojtar i lirë, por rrugën e tij mund ta ndjekin edhe Thiago me Gabinhon.

Strategu gjerman ka identifikuar mesfushorin italian Manuel Locatelli si idealin për të përforcuar repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm. Lojtari italian ka shkëlqyer me Juventusin dhe sot është një nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë.

25-vjeçari pëlqehet shumë nga Klopp i cili dëshiron ta ketë liderin e ri në repartin e mesfushës. Sipas “Calciomercato”, nuk do të jetë aspak e lehtë të transferosh Locatellin, pasi Juventus e vlerëson shumë dhe nuk e dëshiron largimin e tij. Liverpool pritet që në merkaton e verës të japë një ofertë mbi 60 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?