Klopp: Tani kam frikë dhe nga roveshata nga 18 metra, s’jam trajner humbës
Humbja në finalen e sezonit të kaluar ndaj Realit, ka lënë një shije të hidhur te Jurgen Klopp, i cili kërkon ta harrojë sa më parë nesër ndaj Tottenhamit. Trajneri i Liverpoolit, është shfaqur shumë i qetë në konferencën për shtyp, duke bërë edhe shaka me gazetarët.

“Nga sezoni i kaluar kam mësuar se edhe me një roveshatë nga 18 metra mund të pësosh gol. Do të jetë një finale shumë dinamike, e vështirë të thuash që jemi favorit. Kemi fituar dy ndeshje ndaj tyre 2-1. Do më pëlqente që të përsërisnim ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës. Tottenham është shumë i fortë dhe kanë kualitet. Do të varet edhe nga klima, është shumë ngrohtë dhe kjo mund të ndikojë edhe në lojën tonë. Mund të shkojë ndeshja edhe te penalltitë.
6 finale të humbura? Nëse do të dija motivin se përse kam humbur 6 finale radhazi, do të shqetësohesha. Pak Fat? Nëse punon, është më e thjeshtë që ta kesh fatin në krahun tënd. Nuk mendoj se nuk kam pasur fat në karrierë, gjërat ndonjëherë shkojnë mirë ose keq. Është e vërtet që kam humbur dy finale në 2012 dhe 2017, por kam pasur ekipin që më kanë dërguar deri atje. Nëse do tregohesha egocentrik, do të quhesha një humbës, por besoj se jam një njeri normal.
Firmino? Është mirë në aspektin fizik, por nuk e di nëse do të zbresë në fushë. Do të lëmë disa pikëpyetje, sepse kështu është më mirë”, deklaroi Jurgen Klopp në konferencën e fundit para finales. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

