Klubi gjigant i futbollit gjen formulën për të arritur barazinë gjinore meshkuj-femra

Klubi holandez i Ajaxit ka firmosur një marrëveshje për barazinë kontraktuale të të federuarve, meshkuj dhe femra.

“Harkëtarët” janë të parët në botë që e mbështesin në këtë mënyrë futbollin e femrave.

Sikurse njofton “Euro Sport”, Edwin van der Sar, drejtori i përgjithshëm i Ajaxit, dhe Ko Andriessen, drejtues i lartë i sindikatës së punëtorëve, kanë firmosur një kontratë e cila parashikon kushte të njëjta si për meshkujt dhe për femrat, për rrogën minimale, ditët e pushimit, sigurimin shëndetësor dhe për pagën në rast të dëmtimeve të rënda, që e mban futbollisten për një kohë të gjatë larg fushave të blerta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daphne Koster, përgjegjëse për sektorin e femrave tek klubi më i madh holandez, e komentoi me shumë entuziazëm këtë zhvillim të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me këtë marrëveshje kolektive mund të bëjmë një tjetër hap të madh drejt profesionalizmit. Shpresoj që edhe klubet e tjera të ndjekin shembullin tonë. Deri tani mund të nënshkruanim kontratë që zgjasnin maksimumi dy vjet dhe një e federuar mund të largohej edhe në mes të sezonit. Kjo marrëveshje i ndryshon tërësisht gjërat”, deklaroi Koster.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?