Klubi i Seria A bën ofertë për sulmuesin e kombëtares sonë

Sokol Cikalleshi mund të luajë në Seria A në sezonin e ri. Për bomberin shqiptar, i cili është në pronësi të klubit turk Akhisarspor, interesohet Lecce që është në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë për të shpresuar te mbijetesa në Serie A.

 

Cikalleshi ka profilin e duhur për drejtuesit e Lecces të cilët kanë nisur kontaktet me agjentin e futbollistit dhe me Akhisarspor. Vetë lojtari nuk dëshiron të luajë në ligën e dytë të futbollit turk dhe kërkon largimin, kështu Lecce do të ishte skuadra perfekte për 29-vjeçarin për të treguar vlerat e vërteta të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane për kuqeziun interesohen edhe disa klube të ligës së parë franceze, mbetet për t’u parë se ku do ta vazhdojë karrierën Cikalleshi. Në sezonin e fundit në Turqi, Cikalleshi shënoi 8 gola në 29 ndeshje dhe nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim ta shohim protagonist në Seria A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?