FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klubi italian i kërkon informacione Juventusit për Sami Khedirën

Emër i ri për mesfushën e Fiorentinës. Sipas mediave italiane, klubi vjollcë i ka kërkuar informacione Juventusit për Sami Khedirën.

32-vjeçari, i cili është pjesë e bardhezinjve që nga viti 2015, kur u transferua nga Real Madridi, pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër” gjatë kësaj merkatoje vere.

Futbollisti nuk bën pjesë në planet e trajnerit Sarri, i cili ka dhënë “ok” për largimin e gjermanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e klubit, duke parë interesimin e Fiorentinës për Khedirën, mendojnë ta përfshijnë kartonin e tij në tratativën e komplikuar për të arritur te Chiesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?