Kolumbia “bllokon” Anglinë në 45 minutat e para, mbyllet pa gola
Anglia dhe Kolumbia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para. “Tre luanët” e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke ushtruar presing mjaft lart. Sinjalin e parë skuadra e Southgate e jep në minutën e 15-të me Harry Kane që kishte një mundësi shumë të mirë me kokë pas një aksioni të Trippler, por tentative e tij përfundoi jashtë kuadratit.
Me kalimin e minutave, mungojnë rastet në të dyja portat, teksa loja zhvillohet më shumë në mesin e fushës. Në minutën e 41-të, Trippler provoi nga një goditje dënimi në një distancë prej 25 metrash, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Në fundin e pjesës së parë Quintero tentoi me një goditje të bukur me të majtën, e cila u neutralizua mjaft mirë nga portieri Pickford. “Tre Luanët” u kundërpërgjigjën menjëherë me Lingard, i cili goditi shumë keq fluturimthi brenda zonës.
KOHA JONË SONDAZH

