FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kolumbia fitore dhe spektakël, Polonia i thotë lamtumirë Kupës së Botës (VIDEO)

Kolumbia ka rrëmbyer 3 pikët e para në Kupën e Botës, duke fituar me lehtësi 3-0 ndaj Polonisë. Skuadra e Pekerman ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar mundësitë më të mira për shënim. Goli në pjesën e parë do të vinte në minutën e 40-të, me Minën, i cili shfrytëzon më së miri një asist nga James Rodriguez.

Polonia nuk reagon as në pjesën e dytë, duke pësuar një tjetër gol. Në minutën e 69-të, Quintero jep një pasim fantastik për Radamel Falcaon, i cili nuk ka gabuar përballë portierit polak. Ky ishte goli i parë në Kupën e Botës për bomberin kolumbian. Në minutën e 75-të, Juan Guliermo Cuadrado shënoi edhe golin e tretë, pas një kundërsulmi të shpejt, duke mposhtur shokun e skuadrës te Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kolumbia në këtë mënyrë mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër me një pikë më pak se Japonia dhe Senegali, ndërkohë që Polonia është ekipi i parë evropian që eliminohet zyrtarisht. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?