FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja e Bushit mbyll përgatitjet, gati për eliminatoren ndaj Turqisë

Shqipëria U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Stamboll, ku do të luhet edhe ndeshja zyrtare eliminatore, e vlefshme për Grupin 3 të Euro 2021.

Skuadra është e plotë, i gjithë grupi me 25 lojtarët e grumbulluar ka zhvilluar paraditen e sotme një analizë taktike dhe në urdhërat e trajnerit Bushi kanë zbritur në fushën e stadiumit “Esenyurt Necmi Kadıoğlu” për të zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në orën 20:00.

Ndeshja do të zhvillohet nesër, në orën 19:30, në Stamboll. Shqipëria ndodhet në grup sëbashku me Anglinë, Austrinë, Kosovën dhe Andorrën. Pas ndeshjes me Turqinë, kuqezinjtë do të kthehen në Tiranë për të zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Uellsin në 9 dhe 11 Qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?