FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja mbërrin në Francë, pasdite kryen stërvitjen e radhës

Kombëtarja shqiptare, ka mbërritur në Francë dhe do të bëjë përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes eliminatore për “Europianin 2020”, kundër “gjelave”, e cila do të luhet, të shtunën në orën 20:45.

Skuadra u nis nga Shqipëria në orën 11:15 dhe pas dy orësh ka mbërritur në aeroportin e Parisit. Në orën 18:30 do të zhvillohet stërvitja e radhës për kuqezinjtë dhe lajmi i mirë është që ekipi është i plotë pa asnjë lojtar të dëmtuar.

Nesër pritet që të mbahet konferenca për shtyp dhe seanca e fundit stërvitore para ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?