FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja mbërrin në Gjermani, gjithçka shkon sipas planit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Gjermani, në kuadrin e përgatitjeve për dy ndeshjet e rëndësishme eliminatore të Euro 2020, kundër Islandës në Rekjavik me 8 qershor dhe kundër Moldavisë më 11 qershor në Elbasan.

Në oren 10.00 ekipi dhe stafi që i shoqëron, kanë lënë pistën e Rinasit.  Dy orë më pas, skuadra ka mbërritur në aeroportin e Këlnit. Pas procedurave rutinë, ekipi është nisur drejt Frankfurtit. Rrugës u ndalua për të ngrëne drekë, në një restorant të njohur të zonës.

Duke qënë se kjo drekë ishte programuar më parë, ky lajm është mësuar nga disa bashkëatdhetarë, që së bashku me fëmijët e tyre kishin ardhur për të takuar ekipin kombëtar. Pas kësaj ndalese, skuadra vazhdoi udhëtimin për në Frankfurt dhe u akomodua në hotelin ku do të qëndrojë deri në mëngjesin e datës 7 qershor ku do të niset për Rekjavik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?