FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja në Frankfurt, me mungesa dhe dëmtime

Shqipëria mbylli fazën e parë të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë. Kombëtarja kuqezi u largua nga rezidenca e saj në Durrës, për të vijuar grumbullimin në Frankfurt.

Sipas planit të ideuar nga trajneri Edi Reja, kuqezinjtë do të qëndrojnë në Gjermani deri në datën 6 qershor. Vetëm më tej skuadra do të udhëtojë drejt Rejkjavikut, për të zhvilluar përgatitjet e fundit për duelin e 8 qershorit me Islandën.

Për ndeshjen ku tekniku i ri do të debutojë në stolin kuqezi nuk kanë munguar shqetësimet. Ledjan Memushaj dhe Eros Grezda u larguan për shkak të dëmtimeve. Shqipëria humbi edhe Binakun e Kumbullën, ndërsa në skuadër u grumbullua Lorenc Trashi i Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?