FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja pret Moldavinë, rikthehet Mavraj

Kombëtarja Kuqezi nuk ka humbur kohë pas humbjes në Islandë, duke vijuar përgatitjet për takimin ndaj Moldavisë. Kontigjenti i lojtarëve ka qenë i njëjtë ndërsa lajmi i mirë për trajnerin Edi Reja është rikthimi i Mërgim Mavraj. Mbrojtësi shtatlartë ka lënë pas pezullimin me kartonë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. Moldavia nuk do të ketë në dispozicion ndaj Shqipërisë lojtarin më të rëndësishëm dhe njëkohësisht kapitenin e skuadrës, mesfushorin Artur Ionita i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj Andorrës. Shqipëri-Moldavi luhet këtë të martë në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?