FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja shqiptare, miqësore me Katarin më 29 maj

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore në muajin maj.

Kështu, në kuadrin e përgatitjeve për finalet e Europianit “Francë 2016”, kuqezinjtë do të kenë mundësi të testojnë veten në një ndeshje miqësore, ku kundërshtari i radhës do të jetë Katari.

Takimi do të luhet përsëri në Austri, më datë 29 maj dhe qyteti ku do të zhvillohet kjo ndeshje është Kapfenbergu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në kuadrin e këtyre përgatitjeve, përpara fillimit të Kampionatit Europian, ekipi kombëtar do të zhvillojë edhe një takim tjetër miqësor, përpara nisjes për në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kundërshtari dhe data e kësaj ndeshjeje pritet të bëhen të njohura në mënyrë zyrtare në ditët në vazhdim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?