FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja Shqiptare U-21 “ha dajak” me Portugalinë

Kombëtarja e 21-vjeçarëve të Shqipërisë pësoi një humbje të thellë, 6-1, përballë Portugalisë, në eliminatoret “Euro 2017”. Nën-kampionët e Europës fituan me lehtësi ndaj ekipit shqiptar Shpresa. Ruben Neves, Marcos Lopes, dhe Andre Silva realizuan në pjesën e parë për portugezët. Dhe në pjesën e dytë diferencat mes Portugalisë dhe Shqipërisë ishin të dukshme, me portugezët që shënuan dhe dy herë të tjera me Fernandes dhe Hortan. E vetmja notë pozitive e Shqipërisë ishte goli i realizuar nga Rashica, në 83’, që gjithsesi nuk e zbuti aspak disfatën e Kombëtares së 21-vjeçarëve, dhe pse diferencat mes dy skuadrave diheshin që përpara zhvillimit të sfidës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?