FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja vijon përgatitjet, në stërvitje edhe Mavraj e Abrashi

Kombëtarja shqiptare vijon punën e saj për Kampionatin Europian të futbollit në Perro Girek. Skuadra kuqezi zhvilloi seancën stërvitore të paradites ku të pranishëm ishin të gjithë futbollistët.

Mërgim Mavraj që ishte lënë pushim nga trajneri De Biasi një ditë më parë për shkak të një shqetësimi fizik, është bashkuar sërish me grupin e lojtarëve. Po kështu në këtë seancë stërvitore mori pjesë edhe Abrashi, që kohët e fundit ka pasur probleme në shpatull.

Përgatitjet e Kombëtares për Europianin, do të vazhdojnë pasdite, pikërisht në orën 17:30, ndërkohë që përpara saj do të zhvillohet konferenca e radhës për shtyp e futbollistëve kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?