Komisioni i Disiplinës dënon Tiranën dhe dy futbollistë nga Kukësi e Partizani
Sporti E Enjte, 30 Shtator 2021 11:31
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është mbledhur dhe ka bërë publike vendimet për javën e parë të Superiores. Solomon Theophilus dhe Bruno Lulaj janë dënuar me nga dy ndeshje pezullim për shkak të përplasjes së tyre në ndeshjen e javës së parë kur u ndëshkuan me karton të kuq. Tirana ka nisur zakonin e gjobave për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozerisë.
Vendimet e plota të Disiplinës
- Lojtari i FK “Partizani”, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i KF “Kukësi”, Bruno Lulaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.
KOHA JONË SONDAZH

