Konfirmohet data e super duelit mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury

Super dueli mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të zhvillohet më 3 dhjetor. Fury e lëshoi ​​sfidën ndaj rivalit të tij javën e kaluar dhe i dha Joshuas dy data për të zgjedhur: 26 nëntorin, në stadiumin Wembley, ose 3 dhjetorin, në stadiumin “Principality” të Cardiffit. Joshua e ka pranuar të dytën.

“Mund të konfirmojmë, në emër të Anthony Joshuas se i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury-t për një përballje më 3 dhjetor të premten e kaluar,” postoi 258 MGT në Twitter, të martën në mëngjes.

Fury dhe Joshua do të përplaseshin vitin e kaluar, por një panel arbitrazhi vendosi që Fury duhej të përballej me Deontay Wilder për të tretën herë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?