Konfirmohet dëmtimi muskulor i Mkhitaryan, në dyshim për finalen e Stambollit

Henrikh Mkhitaryan ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë, shkruan Interi në një njoftim zyrtar në faqen e klubit.

Situata e lojtarit do të vlerësohet në ditët në vijim. Mesfushori armen është në dyshim të madh që të rikthehet në dispozicion të Inzaghit për finalen e Champions League kundër Manchester City,  që është programuar të zhvillohet në Stamboll në 10 qershor, por gjithçka do të varet nga rikuperimi në ditët në vazhdim.

Është e sigurt që Mkhitaryan do të mungojë në ndeshjet e mbetura të kampionatit si dhe në finalen e Kupës së Italisë. Për finalen e Championsit mungojnë dhe 23 ditë ndaj dhe shpresat ekzistojnë për ta parë sërish në finalen e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?