Konfirmohet dëmtimi në pulpë, Ibrahimovic ka mbyllur që tani sezonin

Nuk ka paqe për Zlatan Ibrahimovic këtë sezon. Përfundimet e kontrolleve mjekësore që sulmuesi suedez bëri pas dëmtimit që pësoi gjatë nxehjes që po bënte gjatë sfidës kundër Lecces, kanë evidentuar një dëmtim në pulpën e djathtë.
Ky dëmtim do ta detyrojë sulmuesin kuqezi që të qëndrojë larg fushës së blertë për një kohë të gjatë dhe Ibra rrezikon që të mbyllë para kohe sezonin aktual.
Për momentin nuk është akoma e qartë koha e rikuperimit, por përshtypja është se sulmuesi i Milanit do të mbyllë vitin këtu. 41-vjeçari ka kaluar më shumë kohë jashtë fushës se në fushë këtë sezon, duke koleksionuar vetëm 143 minuta lojë dhe një gol të shënuar ndaj Udineses.
KOHA JONË SONDAZH

